E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Topi do të vazhdojë të nxisë palët për realizmin e reformave të kërkuara.

25 tetor, 2007
Bruksel,
Belgjikë.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim edhe me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, z. Oli Ren. Edhe në këtë takim, Kryetari i Shtetit shoqërohej nga Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Ilir Meta.

Në përfundim, Kryetari i Shtetit iu përgjigj interesimit të mediave:

"Institucionet shqiptare vijojnë të tregojnë të nëjtën gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin, por edhe për të plotësuar të gjitha detyrimet që lindin nga ky bashkëpunim i gjatë me BE-në. Besoj se ekuilibrimi i metejshëm i klimës politike, thellimi i reformës në drejtësi, i reformës zgjedhore, natyrisht kanë qenë gjithmonë mbizotërues në bisedat me të gjithë faktorët ndërkombëtarë; lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që është në vazhdimësi ka pasur një përparim real. Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin moderues të saj ne Ballkan. U shpreha se ne jemi të interesuar që çështja e statusit të Kosovës të përfundojë sa më shpejt, sepse do t’i kontribuojë të ardhmes europiane të vendeve ballkanike dhe besoj që, do të çlirojë gjithashtu psikologjikisht edhe Serbinë që të bëhet pjesë e të ardhmes europiane, me të njëtën aspiratë, që kanë vendet ballkanike, të cilat duhet t’i largohen përfundimisht retorikeës së luftës, t’i kthehen paqes, paqe, e cila vjen me standardet europiane dhe Euro-Atlantike."

I pyetur mbi rolin, që i kërkohet Presidentit mbi reformën në drejtësi nga Komisioni Europian, z. Topi u përgjigj: “Komisioneri Ren vlerësoi të gjitha përpjekjet e bëra nga Presidenti i Republikës për moderimin e klimës politike dhe për vendosjen e dialogut.” Ndërsa, interesit të mediave për rekomandimet e z. Ren mbi rolin e Kryetarit të Shtetit në realizimin e reformës në drejtësi, Presidenti Topi iu përgjigj: “Unë i premtova Komisionerit Ren se do të vazhdoj t’i intensifikoj përpjekjet e mia që dialogu politik të forcohet, që klasa politike shqiptare të vazhdojë rrugën e maturimit, që reforma në drejtësi të mos bëhet në mënyrë të njëanshme, por nga të gjitha palët. Besoj se të gjithë janë të motivuar, paçka se ka momente, të cilat politika i ka të pranueshme.”

* * *

Në vijim të vizitës së tij, Presidenti Topi takoi dhe bisedoi me përfaqësues të diasporës shqiptare në Bruksel.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›