Presidenti Topi priti delegacionin e Bashkisë së Budapestit të udhëhequr nga Kryetari i saj, Gabor Demszki.

3 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë delegacionin e Bashkisë së Budapestit, të udhëhequr nga Kryetari i saj, Gabor Demszki.
Presidenti Topi, pasi u uroi mirëserardhjen miqve hungarezë, vuri në dukje transformimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti ynë gjatë viteve të fundit, rolin e rëndësishëm që ka procesi i decentralizimit dhe pavarësia e pushtetit vendor për t’u përballur me sukses me sfidat e reja të zhvillimit urban si rritjen e kapaciteve administruese të pushtetit vendor, në arsim dhe kujdes shëndetësor, respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe informimit të tyre, etj. Në këtë pikë Kreu i shtetit vlerësoi edhe përvojën pozitive të Hungarisë, e cila merret si një model i vendeve ish-komuniste, përsa i përket procesit të decentralizimit dhe atë të Kryebashkiakut të Budapestit, dhe theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe ndarjes së kësaj e përvoje edhe me autoritetet vendore të vendit tonë.
Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për qëndrimin parimor të Hungarisë lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe arritjen e pavarësisë së saj.
Kryebashkiaku Demszki pasi falenderoi Kreun e shtetit për mikpritjen, shprehu urimet për pavarësinë e Kosovës dhe vlerësimet më të larta për rolin e rëndësishëm pozitiv dhe moderues të Presidentit Topi dhe Shqipërisë në ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajon duke theksuar se Kosova, si një shtet i ri, i pavarur dhe shumëetnik, që respekton të gjitha të drejtat e pakicave, do të njihet shumë shpejt edhe de jure nga një numër gjithnjë e në rritje shtetesh anembanë botës.
Z. Demszki shprehu kënaqësinë edhe për ndryshimet e mëdha dhe zhvillimin e vendit tonë, duke nënvizuar faktin që klima pozitive tërheq dhe ngjall interesin e investitorëve të huaj, sidomos atyre hungarezë, të cilët e kanë filluar ndërkaq punën e tyre në fusha si turizmi, etj., dhe u tregua i gatshëm të ndajë të gjithë përvojën e grumbulluar gjatë ushtrimit të gjatë të detyrës së tij me autoritetet tona vendore në të gjitha drejtimet.
Në takim ishin të pranishëm edhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Albana Dhimitri dhe Eduard Shalsi.