E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministres së Pakistanit, Benazir Bhuto.

27 dhjetor 2007

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi mësoi me tronditje lajmin e vrasjes tragjike të ish-Kryeministres së Pakistanit, Znj. Benazir Bhuto, si pasojë e një akti të rëndë terrorist.

Presidenti i Republikës dënon ashpër atentatin terrorist duke e cilësuar atë si një veprim të rrezikshëm që synon destabilizimin e Pakistanit dhe dështimin e procesit të demokracisë dhe pajtimit në këtë vend të rëndësishëm.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerës dhe familjeve të viktimave të cilët humbën jetën gjatë këtij akti terrorist.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›