Presidenti Topi takohet me krerët e partive politike parlamentare dhe ato të të gjitha etnive të Kosovës.
25 janar 2008
Prishtinë
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot takime të veçanta me krerët e partive politike parlamentare dhe ato të të gjitha etnive të Kosovës.
Kreu i shtetit i shoqëruar nga Kryetarët e grupeve parlamentare të mazhorancës dhe opozitës, Astrit Patozi dhe Valentina Leskaj, Zv/ministrja e Punëve të Jashtme, zj. Harxhi, Presidenti i nderit i Partisë Republikane Shqiptare, Sabri Godo, priti dhe diskutoi me delegacione të: AAK-së i kryesuar nga Nënkryetari, Ahmet Isufi; të LDD-së i kryesuar nga Kryetari Nexhat Daci; të AKR-së i kryesuar nga Kryetari Behxhet Pacolli dhe të Partisë Liberal Serbe, i kryesuar nga Sllobodan Petroviç dhe Ministri serb për Pakicat, Rashiç.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave për këtë takim Presidenti Topi theksoi se në Kosovën e lirë e të pavarur, të gjitha pakicat do të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre sipas standardeve ndërkombëtare dhe pavarësia e Kosovës do të mundësonte rrugëtimin e saj drejt familjes euro-atlantike, një e ardhme e sigurt kjo edhe për vendet e tjera të rajonit, larg skenarëve të luftës dhe ideve ultranacionaliste.
Ndërsa, zoti Petroviç, pasi falenderoi Presidentin Topi për mundësinë e këtij takimi, ka kërkuar ndihmesën e Presidentit Topi, i cili me autoritetin e tij të padiskutueshëm do të mundësonte një të ardhme të mirë, jo vetëm për komunitetin serb, por edhe për pakicat e tjera.
Presidenti Topi gjithashtu është takuar edhe me përfaqësues të minoriteteve boshnjake, egjiptiane, rome, ashkali dhe goranë.