Presidenti Topi takon Ambasadorët e Turqisë dhe të Bullgarisë në NATO.

16 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në NATO, z. Lubomir Ivanov dhe Ambasadorin Republikës së Turqisë në NATO z. Tacan Ildem.
Ambasadorët që po vizitojnë Shqipërinë për të parë nga afër ecurinë e procesit të antarësimit në NATO vlerësuan përparimet e bëra, duke veçuar zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi i Shqipërisë, si një shenjë se proceset në Shqipëri po ecin në rrugën kushtetuese, si dhe shprehën besimin se kjo traditë do të forcohet më tej.
Presidenti Topi, pasi bëri një panoramë të vizitave të tij në Bruksel dhe në rajon, theksoi vullnetin e të gjitha forcave politike në Shqipëri për të realizuar me sukses sfidën e afërt të antarësimit në NATO me përqendrim në dy reformat madhore: reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Duke i falenderuar Ambasadorët për mbështetjen konstante të vendeve të tyre në procesin integrues të Shqipërisë në NATO, Presidenti Topi kërkoi vazhdimin e kësaj mbështetjeje, veçanërisht në muajt e mbetur para Samitit të Bukureshtit.
Ambasadorët Ivanov dhe Ildem janë shprehur se vendet e tyre do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe dy vendet e tjera të Kartës “Adriatik 3” në të gjitha proceset, që do të mundësojnë marrjen e ftesës në Samitin e Bukureshtit.