Hapet seria e “Koncerteve të Pallatit” nën kujdesin e Presidentit Topi.

21 dhjetor 2007
Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, është hapur mbrëmë në Pallatin e Brigadave seria e “Koncerteve të Pallatit”, me një koncert të violinistes shqiptare Suela Mullaj e shoqëruar nga dirigjenti, pianisti dhe kompozitori italian Masimo Palumbo.
“Koncertet e Pallatit” është një traditë e re e iniciuar nga Presidenti i Republikës e cila synon të sjellë në mënyrë sistematike artistë të talentuar shqiptarë e të huaj në koncerte me pjesët më të zgjedhura të muzikës klasike botërore.
Suela Mullaj ka lindur në një familje me tradita muzikore dhe konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të Shqipërisë që ndjek studimet në Konservatorin Xhusepe Verdi në Milano ka luajtur pjesë të zgjedhura nga Sarasate, Paganini, Respigi dhe kompozitori i mirënjohur shqiptar, Pjetër Gaci.
Në vitin 2000 themelon së bashku me dirigjentin dhe pianistin Masimo Palumbo të mirënjohurën United Europe Chamber Orchestra me të cilën luan si soliste prej gjashtë vjetësh në sezonin pranë “la Sala Verdi” të Konservatorit Xh.Verdi në Milano dhe ka dhënë mbi 150 koncerte nëpër Europë me një repertor që kap një hapësirë nga baroku e deri në koncertet e mëdha romatike dhe moderne.
Në koncert morën pjesë Kryeministri Sali Berisha me zonjën, Zv/kryeministri Gazmend Oketa me zonjën, përfaqësues të trupit diplomatik dhe personalitete të njohura në vend.