Presidenti Topi viziton trupat komando shqiptare në bazën paqeruajtëse të Mosulit.

23 dhjetor 2007
Mosul,
Irak
Presidenti i Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bamir Topi po viziton me rastin e festave të fundvitit Kontigjentin e 10-të të forcave komando që shërbejnë në Mosul të Irakut, në kuadër të misionit paqeruajtës “Liria e Irakut”. Presidenti Topi shoqërohet në këtë vizitë nga Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Lejtnant, Luan Hoxha dhe është pritur nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Shumëkombëshe në Irak, Gjeneral Deivid H. Petraeus.
Gjatë një takimi të ngrohtë e të përzemërt me oficerë, nënoficerë dhe ushtarë shqiptarë të këtij misioni, Kryetari i shtetit dekoroi në një ceremoni të veçantë Kontigjentin e 10-të shqiptar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin “Për trimërinë, kurajon e profesionalizmin e lartë të treguar në operacionin Liria e Irakut, duke nderuar kombin shqiptar.”
Presidenti Topi ka patur sot paradite një komunikim telefonik nga baza e trupave aleate në Mosul me familjarë të komandove shqiptare, të mbledhur në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, duke u përcjellë krenarinë që ndjejnë të gjithë shqiptarët për komandot që shërbejnë më profesionalizëm në këtë mision paqeruajtës:
“Është një moment, kur me përfaqësues të Kontigjentit të 10-të të misionit të Forcave të Armatosura, të operacionit “Liria e Irakut”, ne patëm dhe kemi rastin që të bisedojmë dhe të vlerësojmë sukseset që ka arritur ky mision në Irak, në bashkëpunim shumë të ngushtë me përfaqësuesit ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kemi marrë vlerësime të jashtëzakonshme për këtë Kontigjent dhe vlerësimi i parë vjen në planin moral. Forcat tona komando kanë demostruar një moral të lartë, gjatë gjithë kohës së shërbimit në këtu Mosul, por kanë demonstruar gjithashtu edhe parametra të lartë profesionalë dhe çdo ditë po i rrisin këto parametra. Ato janë në një shërbim aktiv dhe me kalimin e ditëve marrin dhe detyra të reja operacionale.
Ne kemi hyrë në komunikim me të gjithë përfaqësuesit e Kontigjentit për të parë cilat janë hallet e tyre. Sigurisht që jemi shumë të interesuar për ta edhe në planin njerëzor, sepse ata kanë ardhur këtu në shërbim të atdheut, por edhe në shërbim të familjeve të tyre, duke i ndjerë familjet sa larg edhe afër. Sa larg, pasi gjeografikisht jemi larg, por afër shpirtërisht, sepse komunikimi me strukturat, si dhe komunikimi nëpërmjet teknologjisë që është vënë në shërbim të tyre dhe sidomos kujdesi për familjarët është i tillë që edhe ata të ndjehen të qetë këtu.
Unë sot pata rastin të vlerësoj në mënyrë zyrtare Kontigjentin e 10-të, duke e dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës. Besoj që kjo nuk është medalja e parë dhe e fundit, sepse operacioni do të vazhdojë, misioni do të vazhdojë dhe jam i bindur që suksese të tjera ky Kontigjent do të ketë në të ardhmen, duke i dhënë vlera të reja Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve shqiptare. Duke shpresuar se aspirata që ne kemi për të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO, në prillin e vitit 2008, në Samitin e Bukureshtit, do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për të gjithë, besoj se një vlerë po aq të madhe, po aq të jashtëzakonshme ka dhe kontributi i të gjithë ushtarakëve tanë që janë në misione jo vetëm në Mosul të Irakut, por edhe në Afganistan, në Bosnjë – Hercegovinë e kështu me radhë.
Unë edhe një herë dëshiroj t’ju përcjell përshëndetjet më të mira të gjithë familjarëve, duke ju garantuar që i keni të gjithë mirë me shëndet e duke ju garantuar gjithashtu se keni përfaqësues mjaft të denjë, të nderuar, për të cilët duhet të krenoheni. Me këtë rast dëshiroj t’ju uroj të gjithëve së bashku gëzuar festat. Besoj se kjo klimë na ka emocionuar të gjithëve. Edhe një herë urimet më të mira!
Në emër të Shtabit të Përgjithshëm, Zëvendëshefi i Shtabit, Gjeneral Brigade, Agim Lala, ka përshëndetur Presidentin Topi për vizitën dhe i ka dhënë fjalën familjarëve të mbledhur, prindër, bashkëshorte e fëmijë, të cilët kanë mundur të komunikojnë me të afërmit e tyre që shërbejnë në Mosul.
Drejtuesi i misionit shqiptar në Mosul, Major Behar Mara, në përshëndetjen e tij, ka shprehur angazhimin komandove shqiptare për të shërbyer në emër të atdheut, përkrah trupave aleate në misionin paqeruajtës Liria e Irakut.
Familjarët e komandove shqiptare kanë komunikuar edhe me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, si dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant, Luan Hoxha.
Pas takimit me komandot shqiptare në Mosul, Presidenti udhëton drejt Bagdatit, ku do të takohet me Kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki.