E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Letonisë, Valdis Zalters me rastin e Festës Kombëtare.

18 nëntor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Letonisë, Valdis Zalters, me rastin e Festës Kombëtare.

“Më lejoni Shkëlqesi që, me këtë rast, të nënvizoj se ne çmojmë lart mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, dëshmi kjo e marrëdhënieve shumë të mira e miqësore mes dy vendeve tona.

Duke shprehur besimin në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, si dhe në identifikimin e fushave me interes të ndërsjellë, Ju lutem pranoni, i nderuar Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, - shkruhet në mesazhin e Kryetarit të Shtetit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›