Presidenti Topi merr urimet e përzemërta të Presidentit të SHBA-ve, Xhorxh W. Bush dhe popullit amerikan për Festën e Pavarësisë.
27 nëntor 2007
Presidentit të Republikës Bamir Topi i kanë ardhur urimet më të përzemërta nga Presidenti Xhorxh W. Bush dhe populli amerikan për Festën e Pavarësisë.
“I dashur zoti President,
Me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë më 28 nëntor, kam kënaqësinë e pamatë t’ju përcjell përshëndetjet e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar popullit shqiptar.
Shqipëria ka qenë ngahera një prej aleatëve më besnikë e të vendosur të Shteteve të bashkuara dhe unë ju falenderoj për gatishmërinë e vendit tuaj për të ndihmuar përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare në Irak dhe Afganistan. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nuk ka kaluar pa u vënë re nga populli amerikan.
Shqipëria ka punuar pa u lëkundur drejt integrimit euro-atlantik duke ndërmarrë reforma të rëndësishme demokratike dhe ekonomike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar popullin shqiptar në ndërtimin e një së ardhmeje më të shkëlqyer ndërkohë që ju po punoni për të përmbushur këto objektiva thelbësorë.
Në festimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, populli amerikan dhe unë ju urojmë duke riafirmuar miqësinë tonë!” – thekson Presidenti Xhorxh W. Bush në mesazhin e tij urues.