E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr urimet e përzemërta të Presidentit Francës Nikola Sarkozi për Festën e Pavarësisë.

28 nëntor 2007

Presidentit të Republikës Bamir Topi i kanë ardhur urimet më të përzemërta nga Presidenti i Francës Nikola Sarkozi me rastin e përvjetorit të 95-të të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Zoti President,

Me rastin e Festës kombëtare të vendit tuaj, kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e përgëzimet e mia më të ngrohta!

Uroj që dy vendet tona mike të vazhdojnë të thellojnë marrëdhëniet e tyre të besimit dhe kam kënaqësinë të vazhdoj me ju dialogun politik dypalësh, i cili ka qenë tradicionalisht i pasur mes Francës dhe Shqipërisë.

Duke qenë i bindur se Shqipëria është e vendosur të intensifikojë përpjekjet e saj për reforma në rrugën e përafrimit të saj me Bashkimin Europian, dua t’ju siguroj se Franca do jetë përkrah jush në këtë proces.

Me afrimin e vendimmarrjes së vështirë për Kosovën, nuk dyshoj se Shqipëria do të vazhdojë të ushtrojë ndikimin e saj moderues në rajon,” – shprehet Presidenti Nikola Sarkozi në mesazhin e tij të urimit drejtuar Kreut të shtetit shqiptar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›