Presidenti i Federatës Botërore të Gjimnastikës viziton Shqipërinë: Rritje e bashkëpunimit

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli shoqëroi në një vizitë të posaçme në Shqipëri, presidentin e Federatës Botërore të Gjimnastikës, Morinari Watanabe.
Qëllimi i kësaj vizite ishte rritja e bashkëpunimit mes Federatës Botërore dhe Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.
Presidenti Ylli e njohu mikun e tij, Watanabe me projektin Ekipet Sportive të Shkolla dhe kërkoi mbështetjen e tij që disiplina e gjimnastikës të përfshihet në këtë projekt.
Gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës, ku shoqëroheshin nga presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Luli, presidenti Watanabe ndoqi nga afër Gjimnastradën Kombëtare, me pjesëmarrjën e shumë fëmijëve nga e gjithë Shqipëria.
Watanabe, një biznesmen i njohur japonez, president i Federatës Botërore të Gjimnastikës, që prej vitit 2017, Anëtar i IOC dhe kandidat për president të IOC, vlerësoi punën e shkëlqyer të KOKSH dhe të presidentit Fidel Ylli si dhe shprehu të gjithë vëmendjen e tij për të mbështetur gjimnastikën shqiptare.
1 nga 20/r.e/