E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti nderon Luigj Gurakuqin

Një nga personazhet që i ka dhënë aq shumë historisë së operës shqiptare, Luigj Gurakuqi do të nderohet të enjten nga Presidenti i Republikës. Ky aktivitet i cili do të shoqërohet me një koncert nga solistët më të mirë të operës vjen me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Ky artist që u nda nga jeta disa vjet më parë, është një nga njerëzit që ka kontribuar aq shumë për operën. Luigj Gurakuqi u lind më vitin 1928. Ka kryer studimet e larta në institutin teatral "Gitis" në Moskë dhe shkollën e lartë për aktorë "Aleksandër Moisiu" në specialitetin regjisor opera. Ka realizuar një aktivitet shumë të pasur regjisorial në Teatrin e Operës ku përmenden veprat: "Peshkatarët e Perlave", "Rigoletto", "Princesha e Çardashit", "Maçoku me çizme", "Mrika", "Brigada e grave", "Boheme", "Zgjimi", "Lulja e kujtimit", si dhe bashkëproduksionet operistike "Skënderbeu", "Përtej mjegullës", "Komisari" etj. Aktiviteti i tij profesional përfshin edhe aktivitetin si konferencier dhe regjisor në shumë koncerte qeveritare, në përvjetorë festash dhe festivalesh të Këngës në Radiotelevizion.

Ka shkruar gjithashtu libretet e operës "Heroina" dhe operetës "Karnavalet". Si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe i klasës së operës në Konservatorin e Tiranës për 14 vjet me radhë ka vënë në skenë me studentët e Kantos vepra të tilla si: "Thesari imagjinar", skena nga opera "Mrika", "Lulja e Kujtimit", "Heroina", "Skënderbeu", "Don Xhovani", "Dasma e Figaros", "Boheme", "Traviata", duke përgatitur nga ana e mjeshtërisë skenike shumë studentë si: Burhan Spahiu, Ermelinda Paparisto, Leonora Pejo, Agim Quku, Pëllumb Katroshi, Shqipe Zani, Gjergj Sulioti, Suzana Frashëri, Kaman Aliko, Nikolin Gurakuqi etj.

Si përkthyes ka realizuar libretet e veprave: "Kavaleria Rustikana", "Berberi i Seviljes", "Don Paskuale", "Evgjeni Onjegin", "Karmen", "Princesha e Çardashit", "Maçoku me çizme", "Boheme" etj., dhe mbi 700 arie operash, romanca, arie antike, duete, ansamble dhe pjesë korale nga italishtja, rusishtja dhe frëngjishtja."

Ka realizuar një aktivitet të gjerë si autor tekstesh rreth 130 ku përmendim bashkëpunimet me kompozitorin Avni Mula, "Gaz i pranverës je rinia jonë", "Dal të pres", "Kënga e bariut", "Vrulli i punës", "Agimet shqiptare", etj, me kompozitorin Aleko Karecon këngë si: "Letër nënës", "Djersa ballin ta mbuloi", "Dy kukullat", "Gëzimi i pranverës" etj., me kompozitorin Çesk Zadeja "Erdh pranvera", "Me lahutë kreshnike", "E ardhmja është e jona" e shumë e shumë bashkëpunime të tjera me kompozitorët, Tasim Oshafi, Tish Daija, Feim Ibrahimi, Gaqo Abrazi, Kozma Lara etj.

Ka përkthyer edhe veprat letrare "Princesha e magjepsur", "Vendi i margaritave të kuqe", "Nusja persiane", "Aventurat e Fatushës", Ndriçim///////////// Si studiues ka botuar studimet "Drita dhe hije në jetën e një teatri", "45 vjet TOB", "Specifika e roli i artit operistik", "Këngëtari i operës", "Dirigjenti, udhëheqës i spektaklit operistik", "Regjia në skenën operistike", "Pantonima letrare", "Spektakli operistik", "Arti muzikor në shekujt 17-18-të", "Opera seria në Itali dhe Francë" etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›