Prezantohet plani rregullues, mungojne ministrat
Prezantohet plani rregullues i qytetit te Fierit. Ky eshte plani i pare i pergatitur nga nje bashki ne vend dhe pas marrjes se miratimit nga ana e KRRTRSH-se, pritet qe te zbatohet ne terren. Dje, bashkia e qytetit myzeqar, ne prani te perfaqesuesve te pushtetit lokal ne Fier dhe grupeve te interesit, paraqiti zhvillimin e qytetit sipas planit te ri rregullues. Hartuesit e ketij plani kane percaktuar qe Fieri te kthehet ne nje qytet policentrit. Dy qendrat e Fierit ne kete plan rregullues jane parashikuar qe te ngrihen dy pikat hyrese te qytetit. E para ne hyrjen e Fierit nga Tirana drejt qendres, ndersa e dyta nga Patosi ne drejtim te qendres se qytetit. Ne keto dy qendra pas ketij hartimi nga Co - Plan i cili ka bere nje pune rreth 3-vjecare, do te nisin te piketohen dhe zhvillimet e biznesit, ndertimet, qendrat e banimit etj. Ne fjalen e tij, kryetari i Bashkise, Baftjar Zeqo, pervec te gjithe atyre qe moren pjese ne hartimin e ketij plani falenderoi edhe KRRTRSH-ne dhe Qeverine holandeze per mbeshtetjen financiare. Nga ana tjeter nenkryetarja e bashkise, Eriselda Cobo, deklaroi se "hartimi i planit rregullues te qytetit eshte vepra me e madhe dhe me e rendesishme, pasi percakton ne menyre te detajuar gjithe infrastrukturen tokesore, rruge, ndricim, trotuare, gjelberim, por edhe infrastrukturen nentokesore". Gjithashtu, ne kete plan jane percaktuar numri i kopshteve, shkollave, qendrave kulturore, numri i blloqeve te pallateve te reja dhe performanca e akseve rrugore. Pavaresisht ftesave qe iu ishin bere, ne kete prezantim, qe ishte i pari i ketij lloji ne vendin tone, u vu re mungesa e dy ministrave, atij te Brendshem, Bujar Nishani dhe e ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi. Xh. Beharaj