E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti, rikthehen palestrat sportive ne 6 shkolla

Per vite me radhe, ora e fizkultures pothuaj ka qene formale ne ditet me mot te keq, per shkak te mungeses se terreneve te brendshme sportive. Ndersa tani ka ardhur momenti qe oret e edukimit sportiv te jene aq efikase sa edhe ne ditet me diell. Nje projekt i posacem i Bashkise se Tiranes, parashikon fillimisht pajisjen e 6 shkollave me pajisjet me te nevojshme per oret e edukimit fizik. Projekti, mundeson per here te pare, pas shume vitesh, vendosjen ne mjediset e brendshme sportive te disa mjeteve ne shkollat e mesme "Qemal Stafa", "Petro Nini Luarasi", "Partizani", "Sander Prosi", "Besnik Sykja" dhe ne shkollen 9-vjecare "Fan S. Noli". Projekti ka filluar zbatimin ne kuader te permiresimit te kushteve dhe rritjes se nivelit te sherbimit ne shkollat 9-vjecare dhe te mesme ne kryeqytet. Shkollat do te pajisen me mjete te nevojshme per realizimin e programit te edukimit fizik. "Bashkia e Tiranes, duke qene e ndjeshme ndaj te gjitha kerkesave ne rritje te komunitetit, si dhe plotesimin e standardeve, vecanerisht per femijet e te rinjte, nepermjet ketij partneriteti do te percjelle te qytetaret me te rinj deshiren e tyre per edukim nepermjet promovimit dhe stimulimit te procesit social-edukativ e sportiv", thane burime nga Bashkia. Keshtu, pasneser, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe perfaqesuesi i "Raiffeisen Bank", Robert E., anetar i bordit te individit do te vizitojne shkollen e mesme te pergjithshme "Qemal Stafa", gjate implementimit te projektit te perbashket "Partneriteti publik-privat - per zhvillimin e komunitetit".
Si ka qene tradita
Para me pak se dy dekadash, shkollat kane pasur ne perberjen e saj mjedise te brendshme sportive, sic quheshin ndryshe palestra. Ajo sherbente ne rastet e motit te ftohte, kur zhvillimi i ores se edukimit fizik ishte pothuaj i pamundur. Dhe, tradita po rikthehet tashme. Si fillim, projekti i bashkise parashikon pajisjen e 6 shkollave me mjedise te tilla, ndersa ne nje te ardhme jo te larget, pritet qe implementimi i projektit te zgjerohet. Pajisja e shkollave me mjete te tilla ndihmon ndjeshem ne permbushjen e programit mesimor dhe edukimin fizik te nxenesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›