E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit përplasen me policinë pranë Kuvendit, disa të shoqëruar

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Protestuesit janë mbledhur sërish sot para ambienteve të Kuvendit për të protestuar në një kohë që zhvillohet seanca plenare.

Ndërkohë policia ka vendosur perimetrin e sigurisë përreth Kuvendit, duke mos lejuar protestuesit që të afrohen pranë parlamentit.

Protesuesit kërkuan që të çajnë perimetrin e sigurisë, ndërsa efektivët e policisë krijuan një gardh dhe tentuan shpërndarjen e tyre.

Kjo solli edhe përplasje dhe tension mes forcave të policisë dhe një pjese të protesteusve, ndërsa sipas medieve disa protestues janë shoqëruar.

Më herët gjatë ditës së sotme, protestuesit vijuan qëndrimin pranë Kuvendit, pjesa tjetër e qytetarëve nisi marshimin në drejtim të pedonales të drejtuar nga aktivisti Arbër Kola duke u vendosur pranë Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit po ashtu u zhvendosën në zona të ndryshme të Tiranës.

Sakaq, mediet raportuan për përplasje jashtë Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur letra higjienike drejt efektivëve. Protesta pranë Kuvendit, foto: Florian Abazaj 1 nga 6

/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›