ROMË – Italia dënon sulmin e dyshuar ndaj flotës humanitare për Gazën

ROMË, 24 shtator /ATSH/- Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, dënoi ashpër sot sulmin gjatë natës ndaj një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihma në Gaza, sipas “Reuters”.
Në një deklaratë, Crosetto tha gjithashtu se kishte urdhëruar një anije të marinës italiane për t’u drejtuar drejt flotiljes për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Gjithashtu, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani i kërkoi Izraelit të sigurojë që çdo veprim ushtarak të ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të tregohej kujdes maksimal.
Aktivistët në bordin e flotiljes ndërkombëtare të destinuar për në Gaza kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e sulmeve të përsëritura ndaj anijeve të tyre gjatë natës.
Flotilja, e njohur si “Global Sumud Flotilla” (GSF), postoi video që tregonin disa shpërthime gjatë natës, të cilat tha se ishin granata tymuese – të projektuara për të çorientuar objektivat me shpërthime të forta dhe shkëndija të ndritshme. //a.i/