RUSI – Moska njeh qeverinë e talebanëve në Afganistan

MOSKË, 4 korrik /ATSH/ – Rusia është bërë vendi i parë që njeh zyrtarisht sundimin e fundit të talebanëve në Afganistan.
Moska ka njohur zyrtarisht qeverinë e talebanëve në Afganistan, duke u bërë vendi i parë që mbështet grupin militant – i cili mori pushtetin gati tre vjet më parë, sipas “Reuters”.
Ky veprim vjen pas vendimit të Moskës në fillim të këtij viti për të hequr talebanët nga lista e organizatave të ndaluara – duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm diplomatik në rajon.
Zyrtarët rusë thanë se vendimi i miratuar nga presidenti Vladimir Putin me rekomandimin e ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov, kishte për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve të plota me Afganistanin dhe inkurajimin e stabilitetit në vendin e shkatërruar nga lufta. /Ad.Ab./ /a.i/