E Martë, 3 Nëntor 2026

DANIMARKË – Zelensky bën thirrje për krijimin e industrisë evropiane të mbrojtjes

KIEV, 4 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian të forcojë industrinë e mbrojtjes – duke iu referuar furnizimeve pjesërisht të ndaluara të armëve amerikane në Ukrainë.

“Ne duhet të ndërtojmë industrinë e mbrojtjes të Evropës – në mënyrë që Rusia të mos na tejkalojë në asnjë fushë”, tha Zelensky gjatë një darke që shënoi marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së nga Danimarka, në Aarhus.

“Furnizimet e armëve në Ukrainë, së bashku me sanksionet e reja të rrepta kundër Rusisë, janë thelbësore për sigurinë e Evropës”, tha ai.

“Sanksionet duhet të hartohen në mënyrë të tillë që Moska të mos marrë më asgjë që mund të përdoret për prodhimin e armëve”, tha Zelensky.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus për më shumë se tre vjet me mbështetjen perëndimore.

Pavarësisht sanksioneve të paprecedentë, Rusia vazhdon luftën e saj kundër fqinjit të saj me ashpërsi të pamëshirshme, duke kontrolluar gati një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë Gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua në vitin 2014.

Me tërheqjen e mundshme të mbështetjes amerikane, Kievi rrezikon të humbasë furnizuesin e saj kryesor të armëve. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›