Rajkardi provon Mesi-Dinjo-Eto
Per here te pare, pas tre muajsh, ne stervitjen e djeshme te Barcelones, trajneri Frenk Rajkard ka pasur mundesi te punoje me Lionel Mesin, Ronaldinjon dhe Samuel Etone, se bashku. Sulmuesi nga Kameruni eshte riaftesuar plotesisht dhe, sipas asaj qe u pa ne seancen stervitore, ai do te jete titullar perkrah Mesit dhe Ronaldinjos, si ne kohet e arta, kur Barcelona fitoi dy here radhazi titullin kampion dhe Ligen e Kampioneve. "Eto me ka dhene garanci, ashtu si Ronaldinjo", tha trajneri i Barcelones, Rajkard, perpara ndeshjes se neserme ne "Kamp Nou" ndaj Deportivo La Korunjes, e cila do te mbylle javen e 15-te te kampionatit spanjoll. Nderkohe, sulmuesi Tierri Henri vazhdon te jete jashte, si pasoje e disa problemeve ne shpine. Barcelona ndan vendin e dyte me pike te barabarta me Vilarealin, kater pike larg Realit te Madridit, qe kryeson i vetem.