E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Aksi Elbasan–Rrogozhinë i përfunduar në 87% të punimeve, pjesë strategjike e Korridorit VIII

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të mira, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur në 87%.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga vijimi i punës në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII.

Ky aks, thekson Rama, është një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon.

Në gjashtë fazat e para të zbatimit janë drejt përfundimit të gjitha veprat e artit.

Ndërkohë, në segmentin Papër–Ura e Grykshit, Faza II, kanë nisur punimet për shtrimin e shtresave asfaltike dhe vendosjen e elementeve të sigurisë rrugore.

Përfundimi i këtij aksi do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke rritur sigurinë rrugore.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›