E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kanali i Parlamentit në RTSH, duhet të jetë më shumë se transmetim seancash

Kryeministri Edi Rama propozoi që kanali i Parlamentit në RTSH të kthehet në një platformë funksionale të Kuvendit, jo vetëm për të transmetuar seancat e Kuvendit dhe komisioneve, por edhe për të siguruar shumë më tepër se kaq.

Gjatë fjalës së tij përmbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist për hapjen e vitit të ri kuvendor, Rama tha se futja e teknologjisë në punën e Kuvendit është një nga prioritetet për të rritur transparencën dhe pjesëmarrjen e publikut në proceset parlamentare.

“Duhet të futet sa më thellë teknologjia në punën e Kuvendit. Kanali i parlamentit në televizionin publik duhet të kthehet në një kanal të Kuvendit jo thjesht për të transmetuar seancat e Kuvendit apo të komisioneve, por shumë më tepër. Vendet e tjera e kanë një kanal të Parlamentit dhe duhet ta kemi edhe ne. Kjo do të bëhet nën kujdesin e Kryesisë së Kuvendit, duke ftuar patjetër edhe përfaqësuesin e opozitës, profesor Agron Gjekmarkaj”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›