E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Në fund të mandatit, synojmë një reformë të re kushtetuese. Kuvendi të bëhet me 100 deputetë

Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të mandatit synohet të realizohet një reformë kushtetuese. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama tha se Kuvendi nuk duhet të jetë më me 140 ulëse, por vetëm me 100 deputetë.

Ai shtoi sedo të ngrohet një grup pune që do të hapë një proces të gjerë, pasi kjo reformë është shumë më tepër se një reformë zgjedhore apo territoriale dhe kërkon hapësirë, angazhim dhe burime të konsiderueshme.

“Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi Kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi parlament me 100 vetë. Kjo do të racionalizonte forcat dhe burimet dhe ka dhe aspekte të tjera që duhen parë nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë. Duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, apo një reformë territoriale, kështu që kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim dhe burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›