Rama: Masat ndaj shkeljeve në Kuvend duhet të jenë të menjëhershme, të zbatohet rregullorja

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë goditje ndaj dinjitetit të deputetëve në sallën e Kuvendit. Ai theksoi se liria e fjalës ka kufijtë e saj dhe çdo shkelje duhet të marrë masa të menjëhershme sipas rregullores së Kuvendit.
“Nuk tolerohet goditja në dinjitetin e atyre që janë aty të pranishëm. Nuk është lirë fjala dhe në këtë rast masat duhet të jenë të menjëhershme, ashtu si e parashikon rregullorja. Legalizimi i dhunës në sallën e Kuvendit është bashkëfajësi dhe përbën goditje ndaj të gjithëve. Kjo krijon urrejtje dhe zgjeron hendekun që shfrytëzojnë ato pjesë të politikës që nuk i kemi dot përballë, por që gjithmonë veprojnë për të penguar procesin tonë përpara”, tha Rama.
Kryeministri theksoi nevojën për disiplinë dhe respekt të rregullores për të mbrojtur dinjitetin e institucionit dhe të deputetëve.
/rtsh.al/