E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Opozita vetëshkatërruese, më 11 maj do të marrin rezultatin më të keq të mundshëm që nga ’97

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Kryeministri, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama në përgjigje të pyetjeve të adresuara në rubrikën “Sy m’sy” nga Gjirokastra, tha se “nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se opozita sot”.

Rama e cilësoi opozitën vetëshkatërruse, teksa theksoi se më 11 maj opozita do të marrë rezultatin më të keq.

“Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, Këta dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë sa të jetë e mundur jetën njerëzve. Prandaj në zgjedhjet e 11 maj do të marrin rezultatin më të keq të mundshëm, që nga 1997 e këtej”, tha Rama.

Kryeministri iu përgjigj edhe një komentuesi që e pyeste se çfarë ka bërë në 12 vjet.

“Të të them që tash 12 vite e solla bashkë me PS Shqipërinë në pragun e BE, të duket gjë e vogël kjo? Të të them se tash 12 vite e nxorëm Shqipërinë nga një gropë kur nuk e përfillte njeri dhe kemi bërë një vend që respektojmë dhe vlerësojmë të gjithë. Tash 12 vite kemi ndërtuar 450 shkolla të reja dhe 53 spitale. Të të flas për 1 mijë km rrugë kombëtare me standarde evropiane nga veriu në jug. Prandaj ajo që po diskutoja për sondazhistin e Trump mbrëmë ka një arsye pse shumica e popullit vlerëson dhe mbështet çfarë bëjmë pavarësisht se mund të ketë kritikat e veta. Ka një arsye duhen 10 ditë për të treguar se ça bana, po duhen dhe mbase nuk dalin”, u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi se, “në 10 vite Prodhimi i Përgjithshëm Bruto ishe më pak se 10 miliardë euro dhe sot është 25 miliardë euro, pra është dyfishuar në një dekadë. Të ardhurat për frymë nga 3 mijë euro janë rritur sot në 10 400 euro. Paga mesatare ishte 370 ero është 830 euro dhe kujt ia tregon thesin bosh dhe barkun thatë. Gjirokastra është bërë qendër e turizmit”.  /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›