Rama: Shkolla “Ali Metra” në Komsi gati për të pritur nxënësit në kushte dinjitoze në shtator

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla 9-vjeçare “Ali Metra” në Komsi, e cila është rikonstruktuar dhe tashmë është gati të hapë dyert në shtator, me kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.
“Shkolla 9-vjeçare ‘Ali Metra’ në Komsi është gati të hapë dyert në shtator me kushte dinjitoze falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Matit”, shkruan Rama në postimin e tij.
Kryeministri theksoi se qeveria po vijon investimet për transformimin e shkollave në të gjithë vendin. “Po investojmë për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim për nxënësit dhe stafet mësimore”, shtoi ai.
Rindërtimi i kësaj shkolle vjen si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar infrastrukturën arsimore dhe për të ofruar një mjedis më të përshtatshëm për zhvillimin arsimor të brezit të ri.
Shkolla “Ali Metra” më Komsi 1 nga 10/a.f//r.e/