E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria, “delja e zezë” e Këshillit të Evropës për paraburgimet

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua sot raporti i pesë anëtareve të PS-së në Këshillin e Mandateve në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, u ndal tek provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Kuvend për rëndimin e masës ndaj deputetes Belinda Balluku, konkretisht tek intimidimi i dëshmitarëve.

Rama tha se kërkesa për arrest, më shume se një hap logjik duket si një reagim emocional i prokurorisë, ndaj rrëzimit të masës së pezullimit në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i qeverisë ngriti pyetjen se si mund të vijë prokuroria në Kuvend me “muhabete telefoni”, pas bërë asnjë ballafaqim apo kyqëzim dëshmish.

“Nuk po marr fare as për bazë faktin që këtë kërcënim prokurori e kishte, apo jo, edhe përpara se ta pezullonte ministren. Ndërkohë që e nxori vetëm kur ra masa e pezullimit, duke përdorur si rrethanë renduese për të kërkuar me çdo kusht arrestin, në një turravrap i cili më shumë sesa një hap logjik, një procedure ku shfaqet një e dhëne e re, ngjan me një reagim emocional ndaj rrëzimit të masës së pezullimt nga Gjykata Kushtetuese. Por nejse. Nuk po them fare që një thënie e një të pandehuri në të njëjtin procedim nuk ka vlerën dëshmisë dhe thëniet e tij merren me rezervë, pasi nuk mund të konsiderohen si provë në kuptimin që ka prova në kodin penal.

“Unë po e zë tani se pandehura i thotë bashkëbisedueses në telefon Belinda Balluku me ka lidhur pas karriges, më ka vënë në fyt një thikë, që kishte dhe ca pika gjaku të thara dhe më ka thënë do të vras, po nuk the kështu apo po nuk bëre ashtu. Po e marr që prokurorët kanë sjellë këtë. Tani, a ka njeri të ma thotë mua, si mund të vihet në Kuvend me kaq, me një muhabet të tillë telefoni pa bërë asnjë ballafaqim pa bërë asnjë kryqëzim dëshmish, pa bërë asnjë verifikim kur ndodhi kjo thagmë, sado në mënyrë të tmerrshme të përshkruhet ajo në një bisedë telefonike mes dy grash. Aq më tepër një i pandehur me një tjetër. Si u merrka mbrapa hekurave kaq kollaj një njeri se folën dy veta në telefon, kjo është një provë e re, dhe nuk është as e re”, tha Rama.

Rama shtoi se “kur mendoj se vihet me këtë kollajllëk në Kuvendin e Shqipërisë për të kërkuar kokën e një të zgjedhure, mbasi është bërë gjithçka, për t’ia futur shtatë pash, jo nën dhe, por në llum. Po një njeri i thjeshtë, një njeri i pambrojtur, që i ngec sharra në gozhdë me kushëririn e një prokurori, e parafytyroni ju si mund ta hajë fletën e arrestit me një logjikë rrafsh si kjo”.

Rama tha se Shqipëria është bërë “delja e zezë” e Këshillit të Evropës për numrin e lartë të paraburgimeve.

“Në fakt kur sheh këtë, aty e kupton konkretisht, sesi e hanë shumë njerëz në Shqipëri, dhe sesi për faqen e zezë të autorëve të kësisoj përplasjeve turinjve të fletëve të arrestit, Shqipëria është bërë delja e zezë e Këshillit të Evropës. Më shumë të burgosur pa gjyq, të cilët hanë e pinë me paratë e taksapaguesve, ndërkohë që mund të jenë atje, komplet të pafajshëm, jetojnë atje në kurriz të të tjerëve, ndërkohë që mund të ishin jashtë dhe të bënin punë dhe të mbanin veten dhe familjen, sesa të burgosur me gjyq. 58% janë kështu, hajde ta fusim një herë, se na ka dalë një incizim, se na ka ardhur një muhabet, se kemi parë sa mesazhe. Ku jemi këtu ne?! Po çfarë është një njeri i zgjedhur nga populli, kokë për t’u marrë si trofe në pjatën e pazarit dhe për t’u shitur në pazar në emër të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit pasi është sakatuar dhe zhargavitur paraprakisht”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek rasti i ish-ministrit Ilir Beqja, për të cilin gjykata rrëzoi akuzën grupit të strukturuar kriminal.

“Grup i strukturuar kriminal i tha gjykatësja prokurorit, për Ilir Beqja, arbitri. Pra lojtari përball pretendon e ishte gol arbitri thotë nuk ishte një gol ishin dy gola dhe Vari, gjykata e apelit thotë ishin treg gola. Ça drejtësia është kjo? Ça gjykatësish janë këto? Ra grupi i strukturuar! Nuk është ekzistent! Atëherë po Ilir Beqja?! Nuk kam folur për të duke respektuar vijën e kuqe, po tani që ka një vendim mbasi u ngrit dhe u ul si organizator i një grupi të struktura në 700 tenxheret politike dhe mediatike. Nuk paska pasur grup të strukturuar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “në të gjithë botën normale, prokurori kërkon gjykatësi frenon. Këtu prokurori kërkon gjykatësi vrapon. Në emrin tonë jo! Me votën tonë jo!”.

Rama tha se prokuroria duhet të vij në Kuvend me prova konkrete dhe jo me “incizime qesharake” për të legjitimuar masën ekstreme të arrestit me burg.

“Herë tjetër kur të vijnë në Kuvend për të kërkuar jo imunitetin, sepse dhe ky është një keqkuptim i madh, nuk ka imunitet në Shqipëri ndaj hetimit, ndaj përgjimit, ndaj procesit penal për askënd nga ne që jemi këtu, nuk ekziston imuniteti në Shqipërisë siç ekziston në thuajse të gjitha vendet e BE-së që nuk mundet dot të guxosh ta zësh me gojë emrin e një deputeti, jo më te fillosh hetim pa shkuar në parlament dhe të thuash a më lejohet mua të merrem me këtë. Ne kemi vetëm kufizimin ose jo të lirisë. Ne të ngremë dorën për të çuar në burg një deputet me këto argumente, por çfarë jemi ne bashkautor në krijimin e popullit të paraburgosurve në Shqipëri?! Kur të vijnë për të kërkuar heqjen e lirisë herë tjetër, prokurorët duhet të vijnë të armatosur me prova dhe të përgatitur siç erdhën në dy raste të mëparshme.

“T’i vish Kuvendit me procesverbalin e një incizimi qesharak, një grua me dy gra, për të legjitimuar kërkesën ekstreme me arrest pa gjyq, duke na vënë në pozitë absurde ne, shumicën socialiste, që i kemi dhënë shpirtin betejës për Reformën në Drejtësi dhe që i kemi vënë në dispozicion dhe lëkurën drejtësisë së pavarur. Bëni ç’keni për të bërë! Ku është parë kjo forcë politike në historinë e Evropës. Ama dinjiteti i parlamentit, nuk ka dalë në pazarin e gjësë së gjallë, nuk është me dorën tonë. Pastaj seç bëjnë 700 tenxheret për ne nuk e frenojmë dot”, tha Rama.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›