E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama në Lezhë: Do të bëjmë një guidë të kuzhinës, rrit numrin e turistëve

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve mbi nismat e qeverisë për të lehtësuar shërbimet ndaj tyre.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek nxitja për zhvillimin e mëtejshme të turizmit në Lezhë. Rama u shpreh se do të krijohet një guidë për kuzhinën e cila do t’i japë një hov zhvillimit të turizmit.

“Kemi bërë shumë investime, por nuk janë mjaft. Jam shumë i vetëdijshëm dhe patjetër që duke qenë se tani turizmi këtu ka marrë një hov të ri, duke parë edhe gjithë projektet që vijnë, është e qartë se duhet ta shoqërojmë këtë hov me projekte të dedikuara për infrastrukturën dhe, e tha kryetari, tek rrugët lidhëse të bregdetit me rrugët kombëtare. Është një projekt ambicioz dhe patjetër që do ta mbështesim. Fluksi i turistëve në Lezhë do të rritet jo vetëm për shkak të këtyre projekteve, por sipas meje për të paktën dy shkaqe të tjera: për cilësinë dhe namin që Lezha ka krijuar dhe po krijon gjithmonë e më shumë për kuzhinën. Ne kemi një plan për të bërë një guidë të kuzhinës dhe po pres që të bashkëpunojmë konkretisht me grupin”, tha Rama.

Sipas Ramës guida në kuzhinë ka qenë një qasje që ka sjellë sukses në mbështetje të hoteleve dhe industrisë së turizmit.

“Duhet ta bëjmë patjetër guidën e kuzhinës dhe të ndërtojmë një program së bashku për ta mbështet këtë hapësirë dhe për të barë shumë më të dukshëm dhe tërheqëse për të gjithë njerëzit, sepse pasi kemi bërë këto diskutime jemi ulur dhe kemi bërë një studim dhe kemi parë që në disa vende kjo ka qenë një qasje që ka sjellë shumë sukses në mbështetje të hoteleve dhe industrisë së turizmit, pra promovimi i kuzhinës si dhe të gjitha pikave kur mund të shijohet kuzhina, tradicionale apo ajo e kombinuar”, u shpreh Rama.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›