E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon videon me fjalë ofenduese nga protesta: Misionari i “Shqipërisë së Re”

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj protestuesve përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Në videon e ndarë nga Rama, një protestues dëgjohet duke ofenduar Kryeministritn.

Krahas videos, Kryeministri e cilësoi protestuesin si “Misionar i ‘Shqipërisë së Re”.

Rama ironizoi se “komentet mbështetëse për një program kaq europian, kaq ambientalist, kaq social mbi të gjitha, janë të mirëpritura”.

Sot në Tiranë u zhvillua protesta e 9-të kundër zhvillimit të projektit turistik në Zvërnec.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›