Rama takon 78-vjeçarin në Pogradec, e siguron për përfundimin e investimit në rrugën e fshatit

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Gjatë qëndrimit në Pogradec, ku po zhvillon mbledhje të zgjeruar me kabinetin qeveritar dhe drejtues të Partisë Socialiste në qarqe, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të veçantë mbrëmjen e djeshme edhe me 78-vjeçarin Çelnik Shtupalli.
I moshuari priti rreth 5 orë për të takuar kryeministrin, i cili ndodhej në mbledhje me drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare.
Ai e falënderoi kreun e qeverisë për investimet që janë kryer për ndërtimin e rrugës së fshatit.
Ndërkohë, Shtupalli kërkoi që të ndërtohet edhe një segment prej 4 kilometrash për ta përmbyllur plotësisht infrastrukturën e kësaj zone, gjë për të cilën tha se kishte marrë edhe premtimin nga kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli.
Në përfundim të takimit kryeministri Rama kërkoi nga kryebashkiaku i Pogradecit afatet se kur do të realizohet ky projekt.
/m.m/r.e/ /a.g/