E Premte, 6 Nëntor 2026

“Ramën e ka mbërthyer paniku”- Flamur Noka: Në paranoja merr masa represive me VKM, tmerr! Sulmi ndaj gazetarit Osman Stafa, nga një bandë private për të mbrojtur narko-kryeministrin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ishte sot në Prime News24 për të folur mbi protestat studentore, teksa u ndal te dhuna policore dhe masat represive të kryeministrit Rama.

flamur noka

Noka theksoi se Rama gjendet në panik dhe këtë e vërteton edhe VKM represive për tubimet, teksa po gjobit edhe ata që flasin kundër tij në studiot televizive.

Sakaq, Noka shton se intimidimi i sotshëm i policisë ndaj gazetarit Osman Stafa të cilin e kërcënuan se do e shoqëronin në komisariat vetëm se po filmonte, tregon se policia po sillet si bandë private e narko-kryeministrit.

Flamur Noka: Bandë private për të mbrojtur narko kryeministrin. Është detyrë e medias të përcjellë lajmin. E drejta e gazetarit është e garantuar. Nuk ka ndodhur kurrë. Kjo tregon edhe panikun që e ka mbërthyer narko regjimin dhe Edi Ramën, do të mbajë gjithçka me dhunë. Edhe VKM me masa represive është tmerr. Edi Rama është në paranojë dhe nuk di se ç’po bën. Gjobiten studio televizive se pse sulmohet kryeministrit. Mund t’ju vijë gjoba ju se unë them se Rama është narko kryeministër. Të terrorizosh është fundi i një shteti dhe tregon që në Shqipëri ka vetëm një rrugë, të ngrihen të gjithë dhe të përmbyset narko regjimi. Rrugë tjetër nuk ka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›