E Premte, 6 Nëntor 2026

“Rama është në kilometrin e fundit për të shkuar te Gysi”- Noka: Sot i folur subkoshienca, raporti i KE më i egri ndonjëherë! Bën fajtor kryeministrin, nuk na çon dot në BE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka u shpreh sot në Prime News24 se kryeministri Rama është në kilometrat e fundit drejt shkuarjes te Ergys Agasi në qeli.

noka rama moreira

Sipas tij, Ramës s0t në konferencën për shtyp i foli subkoshienca kur përmendi kilometrin e fundit të Shqipërisë drejt BE-së, por kilometri i fundit është për të drejt qelisë.

Ai shton se raporti i KE për këtë vit, është ndër më të egrit ndaj vendit, dhe ka vetëm një fajtor, Edi Ramën.

Flamur Noka: Edi Rama sot po tregon që është me të vërtetë drejt fundit. Atij kur përmendim km e fundit, që e ndjen fundin, i ka folur subkoshienca. Është km i fundit për të shkuar te Gysi. Edi Rama sot për çdo shqiptar është një i vdekur i pakallur politikisht.

Edhe raporti i KE i dha goditje shumë të rëndë. Raporti më i egër i lexuar ndonjëherë nga Europa. Bën përgjegjës vetëm Edi Ramën. Dokrra që kush do e çojë Shqipërinë në Europë, propagandë. Edi Rama nuk e çon dot Shqipërinë në Europë se po ndërton shtet dhune dhe diktatorial.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›