E Martë, 3 Nëntor 2026

GAZA – 28 të vrarë nga të shtënat izraelite pranë një pike të shpërndarjes së ndihmave

GAZA, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Më shumë se 28 persona janë qëlluar për vdekje nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës pranë një pike shpërndarjeje të ndihmës humanitare, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burime spitalore.

”Vdekjet ndodhën pranë një pike shpërndarjeje të ndihmës në të ashtuquajturin Korridori Netzarim dhe u shkaktuan nga forcat izraelite”, theksoi WAFA.

Fondacioni Humanitar i Gazës ka shpërndarë ndihma në brezin bregdetar gjatë muajit të kaluar, pas një bllokade izraelite që zgjati gati tre muaj.

Palestinezët që përpiqeshin të tërhiqnin ndihmën nga pikat e shpërndarjes janë qëlluar për vdekje në mënyrë të përsëritur.

Në të kaluarën, ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj kanë qëlluar me armë paralajmëruese kur palestinezët iu afruan trupave në një mënyrë kërcënuese./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›