Rritje rekord e të ardhurave buxhetore, cash mbetet sfidë në ekonomi. Eksperti Meka: Shqipëria po përdor më shumë para fizike pavarësisht formalizimit

Rritja rekord e të ardhurave në buxhet në pesë muajt e parë të këtij viti rreth 11.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por dhe rritjes në vazhdim të 5 viteve të fundit, nuk e ka fshirë sfidën e parasë fizike në ekonominë shqiptare. Profesor dr. Elvin Meka e sheh këtë bashkëshoqërim si paradoksal.
“Ndërkohë që kemi aplikim gjithmonë dhe më të madh të teknologjisë dhe të mjeteve elektronike, të pagesave, kemi një shtrëngim më të fortë të zbatueshmërisë ligjore. Nga ana tjetër në mënyrë paradoksale kemi një rritje të përdorimit të cash-it në ekonomi”, deklaroi ai.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2025 qarkullonin jashtë sistemit bankar rreth 467 miliardë lekë, niveli më i lartë i regjistruar deri tani.
“Duhet të ndodhte e kundërta. Pra që si pasojë e këtyre masave teknike, administrative, ligjore duhet të ndodhte fenomeni i kundër. Pra duhet të kishim më pak përdorim parash cash në ekonomi”, u shpreh Meka.
Rritja e arkëtimeve formalizimi i tregut të punës i reflektuar edhe në rritjen e fondit të pagave dhe të kontributeve të mbledhura për sigurimet shoqërore, vazhdonntë tregojë se formalizimi dhe rritja e të ardhurave fiskale nuk kanë sjellë automatikisht uljen e përdorimit të cash-it.
“Nëpërmjet aplikimit ose vendosjes së detyrimit të kryerjes së pagesave me karta ose më mirë të themi me instrumenta elektronike të pagesave kryesisht në pjesën e industrisë shërbimeve. Sigurisht ky përbën një hap të parë, nuk është përfundimtari dhe është një fillim i mirë, por duhet të ketë parasysh që zbatueshmëria në vijim e këtij detyrimi duhet të jetë preokupimi kryesor dhe thelbësor i administratës”, përfundoi Meka.