Rusia propozon rritje të TVSH-së për të financuar luftën në Ukrainë

Ministria ruse e Financave njoftoi sot se po propozon rritjen e taksës mbi vlerën e shtuar (TVSH) nga 20% në 22%, duke filluar nga viti 2026.
Ky ndryshim synon të mbulojë shpenzimet ushtarake në vitin e katërt të luftës në Ukrainë.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi javën e kaluar se është i hapur për rritjen e disa taksave për të siguruar fonde gjatë konfliktit, duke përmendur si shembull Shtetet e Bashkuara, të cilat kishin rritur taksat mbi të pasurit gjatë luftërave të Vietnamit dhe Koresë.
Ministria e Financave theksoi në një deklaratë se rritja e taksave ka si qëllim kryesor financimin e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ministria e Financave, e cila njoftoi se rritjet e taksave “kanë një objektiv parësor financimin e mbrojtjes dhe sigurisë“, tha në një deklaratë se po propozonte rritje të tjera të taksave, duke përfshirë edhe ato për bizneset e lojërave të fatit.
“Prioriteti strategjik është të sigurohet mbështetje financiare për nevojat e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, si dhe mbështetje sociale për familjet e pjesëtarëve të operacionit special ushtarak,” thuhet në deklaratën zyrtare.
/rtsh.al/