E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPANJË – Përmbytje të mëdha pas shirave të rrëmbyeshëm

MADRID, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Fundi i stuhisë që kaloi Oqeanin Atlantik si uragani “Gabrielle” vazhdoi të shkaktojë sot dëme të mëdha në ishujt spanjollë Ibiza dhe Formentera.

Shërbimi meteorologjik AEMET mbajti në fuqi nivelin më të lartë të alarmit të kuq në të dy ishujt,  ndërsa gazeta “Diario de Ibiza” raportoi dëme të konsiderueshme.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregonin automjete të përpira nga uji në Ibiza, si dhe në rajonin e Valencias në pjesën kontinentale të Spanjës.

Zjarrfikësit e Ibizas iu përgjigjën mbi 20 thirrjeve vetëm në mëngjesin e sotëm.

Sipas “El País” dhe medieve të tjera, rastet përfshinin persona të bllokuar në makina ose në shtëpitë e tyre. Disa rrugë u mbyllën, përfshirë rrugën e hyrjes në aeroport dhe unazën rreth qytetit të Ibizas.

Sipas AEMET, pranë aeroportit ranë 74 milimetra shi brenda pak orësh, ndërsa ndërprerjet e energjisë elektrike dhe pemët e rrëzuara e përkeqësuan më tej situatën.

Edhe ishulli i Balearëve, Mallorca, përjetoi përmbytje, me raportime se pjesa veriore e maleve Tramuntana u godit veçanërisht rëndë.

Rajoni i Valencias u përball  dje me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta , duke nxitur frikën për një tjetër katastrofë pothuajse një vit pas stuhisë shkatërruese të 29 tetorit 2024, e cila shkaktoi vdekjen ee  230 vetave. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›