E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, vazhdojnë punimet për riparimin e argjinaturës në Çukë

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në zonën e Çukës në Sarandë po vijojnë me intensitet punimet për mbylljen e çarjeve të argjinaturës së Bistricës së Madhe, pas dëmtimeve të shkaktuara nga prurjet e larta.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Vlorës, Ardit Bido, i cili informoi se puna në terren po kryhet pa ndërprerje për të ulur rrezikun për banorët dhe tokat bujqësore përreth.

Në operacion janë angazhuar Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe emergjencat civile, të cilat po punojnë për forcimin e argjinaturës dhe shmangien e përmbytjeve të mundshme.

Sipas autoriteteve, ndërhyrjet po kryhen me ritme të shpejta me synimin që situata të stabilizohet sa më parë dhe zona të rikthehet gradualisht në normalitet. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›