Sarkozy: Maqedonia dhe Greqia, zgjidhje për emrin
Presidenti i francez Nicolas Sarkozy, angazhohet që Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje për emrin gjatë mandatit të Francës si kryesuese e Bashkimit Evropian.
Është e domosdoshme,që kjo çështje të mos paraqes pengesë për aspiratat legjitime të popullit të Maqedonisë për të hyrë në NATO dhe në Bashkmin Evropian, - thotë presidenti Sarkozi në një letër dërguar homologut të tij maqedonas, Branko Cervenkovski.
Presidenti i Francës ka mbështetur angazhimin e ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet Athinë- Shkup, Metju Nimic,dhe ka kërkuar nga këto dy vende që ta dyfishojnë angazhimin e tyre për mbylljen përfundimtare të bisedimeve.
Sipas BBC-së rikujton se vështirë se do të arrihet parashikimi që dy vendet të gjejnë gjuhë të përbashkët për emrin kushtetues të Maqedonisë para 9 korrikut në mënyrë që Maqedonia, së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë, të firmosë dokumentin për anëtarësim në NATO.
Shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshovski, tha të mërkurën në Shkup se nuk ka ndonjë datë se për përfundimin e bisedimeve, por se vendi i tij është i interesuar që zgjidhja të arrihet sa më parë.
Sipas tij, Greqia para çdo takimi nxjerrë kushte të reja, ndaj është mirë që të gjitha çështjet të shtrohen në tryezën e bisedimeve, duke mos përjashtuar as çështjen e pakicës maqedonase në Greqi:
"Këtu duhet të kihet parasyshë edhe kthimi i pasurisë fëmijëve refugjatë të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe të cilët njëherësh kanë bazë që të fitojnë edhe shtetësinë greke,si qytetarë të cilët kanë lindur në Republikën e Greqisë," -tha ministri i Jashtëm maqedonas, Milloshovski.
Është hera e parë që një zyrtarë maqedonas të hap publikisht çështjen e maqedonasve të Egjeut.
Ish-shefi i diplomacisë maqedonase, Sllobodan Çashule, thotë se hapja e kësaj teme mund t'i vështirësojë edhe më shumë bisedimet midis Athinës dhe Shkupit.
"Hapja e kësaj çështje edhe pse e arsyeshme, nga pala greke do të konsiderohej si tentim për pretendime territoriale të Republikës së Maqedonisë,"- thotë për BBC-në Sllobodan Çashule, ish-shef i diplomacisë maqedonase.
Në vitet e 40 të shekullit të kaluar, thuhet se nga Greqia veriore janë shpërngulur me dhunë disa dhjetra mijëra maqedonas.
Nuk ka të dhëna zyrtare se sa maqedonas aktualisht jetojnë në këtë pjesë të Greqisë.
Atoritetet në Shkup thonë se ata nuk i gëzojnë të drejtat e pakicave kombëtare, nuk kanë shkolla apo institucione të tjera kulturore, kurse vepron vetëm një organizatë joqeveritare e cila angazhohet për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të maqedonasve në Greqi.