Libri Ditë kafenesh i Ismail Kadaresë arrin çmim rekord, shitet me 780 dollarë një kopje
Libri “Ditë Kafenesh” i shkrimtarit Ismail Kadare është një nga librat me te kërkuar nëpër libraritë e Nevadas.
Vizatimet, fotomontazhet dhe shkrimi i librit janë bërë nga kompania Zerkall-Nideggen, e cila, ka përdorur letrën prej druri të tipit "photo-polymer plates" nga Peter Koch, nën asistencën e Jonathan Gerken.
Pjesët më dekorative në kompozimin e librit, janë bërë me bojë çeliku "steel clam-shell box" dhe janë ideuar nga kompania "G. and L. Manufacturing ", e cila ka bërë edhe shtypjen e librit.
Libri "Ditë Kafenesh" e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, është një nga më të veçantët në këtë teknologji në botë, dhe futet në rradhën e librave të rrallë, pasi edhe nga vlera ka një çmim të pa dëgjuar ndjonjëherë për botën e librit, vetëm një kopje e tij kushton 780 dollarë amerikanë.
Instituti amerikan "Black Mountain" thotë se ka zgjedhur librat me të shtrenjtë në botë dhe i ofron për shitje vetëm me porosi nëpërmjet komunikimit të faqes së internetit në adresën "Wessel and Lieberman Booksellers".
Ky institut ka zgjedhur 8 librat, botuar me një teknologji të veçantë, mes tyre edhe librin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, me "Ditë Kafenesh" .
Ky libër mbetet ende në mesin e tetë librave më të shtrejtë të cilët janë : "Trying to Save Piggy Sneed by John Irving($650), Coffeehouse Days by Ismail Kadare ( $650), The Firebird's Nest by Salman Rushdie($650), The Gatekeeper by Joyce Carol Oates($600), Who's Afraid of the Tasmanian Wolf? by Kenzaburo Oe ($600), Samarkand and Other Markets I Have Known by Wole Soyinka( $650), Spirit of the River by Russell Banks ($550), Five Poems by Toni Morrison($650).
"Dite Kafenesh" ("Coffeehaouse Days") botohet vetëm në 125 kopje. Në fakt, libri nuk shitet publikisht, por i jepet vetëm bibliotekave apo institucioneve të tjera të ngjashme. Lidhja e librit me dorë, shtypja e tij në letër të prodhuar veçanërisht për këtë libër, dhe kopertina metalike bëjnë që çmimi të jetë i lartë.
Të gjitha kopjet do të jenë me autografin e autorit Ismail Kadare. Novela e Ismail Kadaresë shoqërohet edhe me një ese të studiuesit të mirënjohur amerikan Prof. Bob Shuman. Ky i fundit e quan Ismail Kadarenë si "si një desident të shquar të realizimit socialist". Në qëndër të novelës së Ismail Kadaresë janë dy të rinj që kërkojnë një dorëshkrim të humbur të Andon Zako Cajupit.
Përpjekjet e tyre për t’a gjetur dorëshkrimin mbështillen me mjegullën e dyshimeve dhe të mjedisit politik të kohës në fundin e viteve '50-të.
Novela u ndalua të botohet në kohën kur u shkrua. Ajo u publikua vetem në gazetë në vitin 1962. Më vonë, novela u bë pjesë e romanit "Qyteti pa Reklama".
INLM-ja, një organizatë jofitimprurese me qënder në Universitetin e Nevadas në Las Vegas, të SHBA-se dhe në Universitetin e Wellingtonit në Zelanden e Re, është themeluar ne vitin 2000, për të promovuar shkrimtarët e rinj dhe të njohur në mbarë botën.
Ismail Kadare e shkroi novelën "Ditë Kafenesh" kur ishte student në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorky", në Moskë në moshën 19- vjeçare.
Ajo është botuar vite më vonë si pjesë e veprës "Qyteti pa Reklama".
Përkthimi i librit eshte mundësuar nga Pirro Dollani, përkthyesi, i cili deri në vitin 1994 ka qenë drejtor i Bibliotekës Publike të Durrësit, ndërsa tani punon pranë Institutit të Filmit në Universitetin e Nevadës në disiplinën e skenarit.