E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish bomba në Greqi. Nuk ka viktima

Një makinë diplomatike u dogj plotësisht dhe një pjesë e bankës greke, "Eurobank", pësoi dëmtime të mëdha, pas dy shpërthimesh eksplozivi të përgatitur në mënyrë artizanale, bënë të ditur burime policore. Viktima në njerëz nuk pati, por ndërkohë policia njofton se nuk ka asnjë të ndaluar. Ky mekanizëm i përbërë me fishekë të vegjël të gaztë, shpërtheu mëngjesin e së dielës, në Halandri, periferia veriore, ku ishte parkuar një makinë diplomatike e Kilit. Tridhjetë minuta pas atentatit, një person i paidentifikuar i telefonoi një të përditshmeje greke, për të njoftuar për atentatin e kryer nga "Solidariteti luftarak", një lëvizje ende e panjohur në Greqi. Ndërtesa e "Eurobank", e cila gjendet në një lagje afër qendrës së qytetit u bë, gjithashtu, objekt i këtyre shpërthimeve, duke pësuar dëmtime të mëdha. Kjo bankë renditet e treta për nga rëndësia në sektorin bankar të vendit. Këto lloj atentatesh, të shpeshta në Greqi, kanë në shënjestër kryesisht bankat, institucionet publike, ato të huaja dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›