Sheva, te Milani për 19 milionë euro
Sipas tabloidit "The Sun", Milani është gati t‘i bëjë një ofertë zyrtare Çelsit për të rimarrë Shevçenkon. Ukrainasi mund t‘i bashkohet skuadrës së Ançelotit që prej merkatos së janarit, pasi në orët në vazhdim Bronzeti do të fluturojë drejt Londrës, për të biseduar rreth transferimit. Sipas të përditshmes, skuadra italiane ka përgatitur edhe ofertën zyrtare, afro 19 milionë euro. Vetëm 18 muaj më parë Sheva u transferua me shumë bujë te blutë për shifrën astronomike 42 milionë euro.