Shfaqen konturet e para të "betejës"
Ingridi u votua për tё dalё nga Romina pёr konfliktin qё kanё pasur sё bashku; nga Shkёlqimi, i cili mendon se do ishte mё mirё qё ajo tё rrinte pranё familjes sё saj; nga Olsi qё nuk e ka pёlqyer qё kur e ka parё pёr herё tё parё, qëndrim qё nuk ka ndryshuar as gjatё javёs kur ka parё se Ingridi fliste vtёm pёr kandidimet e sё shtunës. Gati tё njёjtёn arsye jep edhe Ervisi, i cili kujton se edhe kur i dha njё tё puthur miqёsore, ajo ia ktheu nё dashakeqёsi duke i kujtuar se kjo sjellje lidhej vetёm me frikёn e sё shtunës. Ina e votoi Ingridin sepse i dukej tip i vёshtirё me tё cilёn ёshtё e pamundur tё komunikosh; Astriti nuk jep njё arsye personale, por mendon se ky nuk ёshtё mjedisi i duhur pёr Ingridin e se ajo do tё ndihej mё mirё jashtё shtёpisё.
Romina rrezikon tё lerё shtёpinё sepse kёshtu gjykuan 4 banorё tё saj: Ingridi, Arbri, Juna dhe Julinda.
Ingridi voti Rominёn pёr tё njёjtёn arsye qё dha dhe kjo e fundit, konfliktin e sё enjtes sё shkuar ku Romina i kёrkonte Ingridit ta njihte mё mirё dhe kjo qё refuzonte duke nxjerrё pretekstin e presionit tё sё shtunёs; pёr Arbrin ishte mё e thjeshtё. Ai paraqiti si arsye mungesёn e njё komunikimi tё vazhdueshёm me Rominёn. Kurse Junёs nuk e kishte pёlqyer asnjёherё sjelljen e saj. Sakaq, Julinda u mjaftua vetёm me pёrshtypjen jo tё mirё nё prezantimin e parё.
Shkёlqimi ёshtё quajtur i tepёrt nga 4 banorё tё shtёpisё: ingridi, Leonardi Besarta dhe Julinda.
Ingridi ёshtё ndjerё e nёnvlerёsuar dhe e ofenduar gjatё gjithё javёs sё shkuar nga sjellja e Shkёlqimit (ai qё nё fillim i tha se do ishte mё mirё qё ajo tё qёndronte pranё vajzave, sesa tё mbyllej nё shtёpinё e Big Brother), ndaj mendoi se do tё ndihej mё mirё pa praninё e tij; Leonardit i ёshtё dukur jo i qёndrueshёm nё atё qё bёn, apo thotё; Junёs nuk i ka pёlqyer asnjёherё sjellja e Shkёlqimit, kursё Julindёs i ёshtё dukur njeri i shtirur e me shumё fytyra.
Cilët shpëtuan nga nominimi
Najada ishte fare pranё rrezikut pёr t‘u votuar falё 3 votave qё mori prej Inёs, Besartёs dhe Polit. Ndёrsa Ina tregoi si arsye mospёrfshirjen e Najadёs nё punёt e shtёpisё: "Nuk kemi nevojё pёr njё madamme Butterfly!", Polit, Najada i ёshtё dukur gjatё gjithё javёs shumё e largёt dhe pasive nёpёr debate. Ndёrsa Besarta nuk kishte arritur ende tё formonte njё mendim pёr tё.
Arbri mori 2 vota nga dy djem; Ervisi dha arsyen e mospёrfshirjes nё jetёn e shtёpisё, kurse Astritit i dukej se Arbri nuk kishte aspak tё bёnte me realitetin shiptar.
Ervisi gjithashtu arriti tё siguronte 2 vota. Pёr Arbrin ai ishte thjesht njё banor qё nuk ka arritur ende ta njohё. Kurse Olsi e shikonte Ervisin si tё bezdisshёm nё rolin qё ai donte t‘i jepte vetes si lider i shtёpisё.
Leonardi nuk i shpёtoi dot 2 votave qё i dha Shkёlqimi dhe Poli, edhe pse nuk kishte njё arsye tё vёrtetё. Shkёlqimi mendoi se Nardi do tё nihej mё mirё po tё shkonte pranё sё ёmёs, kurse Polit i dukej njё tjetёr njeri pasiv.
Juna mori 2 vota nga dy banoret qё ajo i kishte pёrjashtuar nga grupi i femrave: Najada dhe Romina. Tё dyja kanё marrё si shkak sjelljen ndaj Astritit, duke e quajtur tё paedukatё.
Ina, Astriti dhe Poli kanё marrё vetёm nga njё votё. Najada ka shfaqur mospёlqimin pёr sjelljen e patakt tё Inёs. E vetmja banore qё nuk ka pёlqyer Astritin ka qenё vajza nga Kosova Besarta, sё cilёs i ёshtё dukur se banori nga Kllojka merr çdo bisedё seriozisht dhe i duket se tё gjithё e kanё me atё; Poli ёshtё treguar njё njeri me dy fytyra, sipas Leonardit, ndaj ai ka preferuar ta shohё jashtё shtёpisё.
Cilët janë të panominuarit (të pa gjykuarit keq)
Tё vetmit banorё qё i kanё shpёtuar gjykimit tё djemve dhe vajzave me tё cilёt u duhet tё ndajnё jetesёn nё shtёpinё e Big Brother janё Olsi, Besarta dhe Julinda.
Situata pritet tё ndryshojë gjatë javёs nё vazhdim. Pas pёrfundimit tё spektaklit banorёt u shfaqёn pёr herё tё parё tё çorientuar nё kёrkim tё grupimeve dhe aleancave tё reja.
Si mund të votoni për të nominuarit e javës së parë
Nëse votoni nga Shqipëria me sms (Vodafone dhe AMC)
Për të eliminuar Ingridin, dërgoni: BB INGRID në 15120
Për të eliminuar Rominën, dërgoni: BB ROMINA në 15120
Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni BB SHKELQIMI në 15120
Me telefon (voice)
Për të eliminuar Ingridin, telefononi në 09001924006
Për të eliminuar Rominën, telefononi në 09001924013
Për të eliminuar Shkëlqimin, telefononi në 09001924014
Nëse votoni nga Kosova (Ipko)
Për të eliminuar Ingridin, bëni një thirrje në numrin *151*6#
Për të eliminuar Rominën, bëni një thirrje në numrin *151*13#
Për të eliminuar Shkëlqimin, bëni një thirrje në numrin *151*14#
Nëse votoni nga Maqedonia
Për të eliminuar Ingridin, dërgoni VOTOJ INGRID në 141930
Për të eliminuar Rominën, dërgoni VOTOJ ROMINA në 141930
Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni VOTOJ SHKELQIM në 141930
Nëse votoni nga Mali i Zi
Për të eliminuar Ingridin, dërgoni VOTOJ INGRID në 1600
Për të eliminuar Rominën, dërgoni VOTOJ ROMINA në 1600
Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni VOTOJ SHKELQIM në 1600
Nëse votoni nga Greqia
Për të eliminuar Ingridin, dërgoni VOTOJ INGRID në 4526
Për të eliminuar Rominën, dërgoni VOTOJ ROMINA në 4526
Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni VOTOJ SHKELQIM në 4526
Nëse votoni nga Anglia:
Për të eliminuar Ingridin, dërgoni VOTOJ INGRID në 60999
Për të eliminuar Rominën, dërgoni VOTOJ ROMINA në 60999
Për të eliminuar Shkëlqimin, dërgoni VOTOJ SHKELQIM në 60999