E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë thotë ligji për raste të tilla

Ligji për trashëgiminë e parashikon qartë këtë situatë, sipas shpjegimit që jep drejtori i Institutit të Monumenteve, Florenc Bejko. Ai thotë se në rastin kur gjetjet vijnë si rezultat i ndërtimit apo ndryshimit të territorit, ato përfshihen në kategorinë e gjetjeve të rastësishme e të paparashikuara, e në këtë rast, ligji përcakton detyrimin e atij që e gjen që të njoftojë Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë brenda një afati treditor. Më pas bëhet një ndalim i menjëhershëm i punimeve për arsye të verifikimit të situatës arkeologjike. Në të kundërt, thotë Bejko ka masa penale e administrative, për ata shtetas që nuk e respektojnë ligjin. Për shembull, sipas shpjegimit të Bejkos, ka masa penale në rast dëmtimi të objektit, ose fshehjes me qëllim. E duke iu referuar zbërthimit që Bejko i bën ligjit, duhej që punëtori fierak që e fshehur objektin e gjetur më pas nga policia, duhet t‘i ishte nënshtruar masave penale, gjë që deri më tani nuk ka asnjë informacion të ketë ndodhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›