Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston efektivin e policisë në Lezhë

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. G., me detyrë pranë komisariatit të Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Sipas AMP-së “arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur lagjja “Caraj”, Lezhë, ndërsa drejtonte automjetin tip Nisan është përplasur me një automjet tip Volsvagen drejtuar nga shtetasi F. N., si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve”.
“Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l”, njoftoi AMP. /j.p/