Shqipëri-Rumani, bashkëpunim për forcimin e kapaciteteve institucionale në kuadër të integrimit në BE - ATSH -
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në vijim të vizitës së tij zyrtare në Bukuresht u takua me Alexandru-Mihai Ghigiu, ministrin e Investimeve dhe Projekteve Evropiane të Rumanisë.
Takimi u fokusua në dinamikën pozitive të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe në domosdoshmërinë e forcimit të kapaciteteve institucionale dhe administrative të nevojshme për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi i ardhshëm në BE.
Ministrat shqyrtuan gjithashtu mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve vendore të Shqipërisë dhe Rumanisë, duke përfituar nga përvoja e çmuar e Rumanisë në përafrimin e qeverisjes vendore me acquis-në e BE-së.
Në këtë konktekst, biseda u fokusua edhe në përdorimin efektiv të instrumenteve të politikës së kohezionit, në mbështetje të zhvillimit rajonal dhe atij vendor.
1 nga 4
/gj.m/a.f/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
