E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i barnave,reagon PDK

 

Pas akuzave një ditë më parë në Kuvend, nga ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, reagon PDK. “Fondi i përgjithshëm për blerjen e medikamenteve për vitin 2007, ishte afërsisht 6 milionë euro, ndërsa për vitin 2008, ky fond është rritur në 7 milionë euro dhe me një matematikë të thjeshtë, në tre vitet e qeverisjes së PD-së, sasia e barnave të blerë nuk i kalon të 18 milionë euro”, thuhet në deklaratën e PDK. Sipas drejtuesve të kësaj partie, edhe sikur me këtë fond të ishin blerë të gjitha barnat stoqe dhe sikur spitalet shqiptare të mos kishin përdorur asnjë medikament gjatë këtyre tre viteve, nuk mund të krijohej një stok i tillë prej 26 milionë euro. “Në tre vitet e qeverisjes së maxhorancës së djathtë dhe aq më pak, një stok i tillë mund të krijohej, gjatë 16 muajve të qeverisjes së PDK-së në Ministrinë e Shëndetësisë”, sqaroi PDK.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›