E Diel, 1 Nëntor 2026

Skerdi Tushi emërohet drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka emëruar Skerdi Tushin në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

Vendimi vjen pas lirimit nga detyra të Insidor Rexhepit, i cili drejtoi këtë institucion deri tani.

Insidor Rexhepi mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion që prej nëntorit të 2024-ës.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›