E Diel, 1 Nëntor 2026

Solana: Misioni i BE-së, i pranishëm në të gjithë Kosovën

Misioni i BE-së ka ardhur në Kosovë që të vendoset në tërë territorin e Kosovës, ndërkohë BE-ja nuk është e shqetësuar se mund të ndodhë ndarja e Kosovës, sepse atje kanë përgjegjësi UNMIK-u dhe KFOR-i, është shprehur shefi i BE-së së politikës së jashtme dhe të sigurisë, Havier Solana. Këto komente ai i ka bërë pas takimit të Komitetit Politik dhe të Sigurisë të BE-së dhe Këshillit të NAT0-s, duke theksuar se BE-ja dhe NATO-ja shpresojnë që të gjitha palët në çështjen e Kosovës "do të veprojnë me përgjegjësi më periudhën e ardhshme, ndaj bashkëpunimi me prezencën ndërkombëtare mund të jetë konstruktiv dhe pozitiv për stabilitetin e rajonit". Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i NAT0-s, Jap de Hop Shefer, në konferencën e përbashkët me gazetarë me Solanën, ka ritheksuar se KF0R-i në Kosovë është prezent në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe se do të mbesë "atje me rolin që të sigurojë Kosovën dhe të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës, kudo që ata janë, si shumicën, ashtu edhe pakicën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›