E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali, takim me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.

Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.

“Drita e Perëndisë, kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë” u shpreh Spiropali.

Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi u fronëzua më 29 mars në një ceremoni në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kjo ngjarje shënoi për herë të parë uljen e një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë kishtar.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›