Stalone fton Bekam te "Rambo"
Silvester Stalone ka bërë të ditur se ëndërronte që Devid Bekam të bëhej protagonist në filmin "Rambo 4". Aktori 61-vjeçar është një tifoz i mesfushorit anglez dhe shpresonte që në këtë mënyrë ta njihte më mirë ishullin e tij të futbollit. "Unë e dija që Devid Bekam do të pritej si një yll kinemaje kur të vinte në Amerikë. Në të vërtetë, më shkoi në mendje ta përfshija në filmin "Rambo 4" dhe ta ndiqja për 2-3 muaj nëpër xhungël", ka treguar aktori i cili ka luajtur një film për futbollin përkrah Pele.