E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, 14 vetë të infektuar, dyshime për antraks

BURREL- Burreli është përfshirë nga alarmi, pasi 14 pjesëtarë të dy familjeve kanë përfunduar në spital, të prekur nga një virus i rrezikshëm. Specialistët dyshojnë se bëhet fjalë për sëmundjen e antraksit, por zyrtarisht pohojnë për “Shekullin” se po kryejnë një sërë analizash për të arritur në përfundime.

Gjergj Marku

Sun, 29 Jun 2008 09:38:00

Shtatë prej të infektuarve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Në Mat ka 35 vatra të përhershmeantraksi

Pjesëtarët e dy familjeje dyshohet se janë infektuar nga antraksi. Specialistët e Higjienës: Po kryejmë analizat

BURREL- Burreli është përfshirë nga alarmi, pasi 14 pjesëtarë të dy familjeve kanë përfunduar në spital, të prekur nga një virus i rrezikshëm. Specialistët dyshojnë se bëhet fjalë për sëmundjen e antraksit, por zyrtarisht pohojnë për “Shekullin” se po kryejnënjë sërë analizash për të arritur në përfundime.Ngjarja ndodhi në fshatin Karicë të Burrelit, ku pjesëtarët e familjes Përlesha janë ndjerë keq pasi kanë ngrënë drekë. Ata janë ankuar njëherazi për dhimbje, të vjella dhe marrje mendsh, ndërsa janë shtruar me urgjencë në spitalin infektiv të Burrelit, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Të pyetur për këtë ngjarje, specialistët e Higjienës dhe ata të Mbrojtjes së Konsumatorit pranë shërbimit bujqësor në Burrel pohojnë se po bëjnë një seri analizash për të vërtetuar shkakun e këtij helmimi masiv.

***

Paraditen e djeshme, pjesëtarët e dy familjeve Përlesha kanë qenë duke punuar në prashitjen e misrit në arat e mbjella me këtë kulturë bujqësore. Sapo kanë përfunduar prashitjen, bashkërisht u është servirur një drekë e përgatitur me produkte bujqësore dhe shtazore të fshatit. Pak minuta pas ngrënies së drekës, të gjithë ata që kanë konsumuar të njëjtin ushqim kanë ndjerë po të njëjtin shqetësim në organizmin e tyre, madje disa kanë kaluar në gjendje të fikti e shqetësime të forta të organizmit, ndaj janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit. Pasi janë mbajtur nën observacionin mjekësor duke udhënë serume, gjendja shëndetësore e disave është përmirësuar disi. “Tre prej tyre janë ende në gjendje të rëndë në spital dhe 4 të tjerë që ishin më të rrezikuar janë dërguar në spitalet e Tiarnës për trajtim më të kualifikuar, pasi gjendja e tyre ka ardhur gjithnjë në përkeqësim”,-pohuan burime nga spitali i Burrelit.

***

E ndërsa në spital, mjekët janë angazhuar për të shpëtuar jetët e të sëmurëve, ekipet e drejtorisë së bujqësisë janë drejtuar për në fshatin Karicë të komunës Baz, duke ekzaminuar tërë ushqimet që kanë konsumuar pjesëtarët e kësaj familjeje në drekë. Mësohet se gjatë kësaj dreke janë servirur në masë të madhe mish i zier, qumësht, petulla me vezë e produkte të tjera. Kështu specialistët kanë marrë për të analizuar mishin e zier, po ashtu qumështin e dhisë dhe të lopës, por edhe produktet e tjera ushqimore. Të kontaktuar në telefon, kryefamiljarët e familjes Përlesha thanë se dyshimet më të mëdha i kanë tek qumështi, i cilika rezultuar i prishur nga temperaturat e larta.Por nga ana tjetër, përderisa në tërë ushqimin e përdorur ka patur kryesisht përbërës ushqimorë shtazorë, specialistët që po merren me ekzaminimin dhe analizat e të gjithë produkteve të përdorura në këto gatime nuk e përjashtojnë dhe ndonjë sëmundje të rëndë si antraksi, që mund të ketë prekur këto dy familje. Edhe pse nuk konfirmohen dyshimet për sëmundjen e antraksit, ende nuk jepet një përgjigje e plotë, ndërsa zona e Matit thuajse në tërë shtrirjen e saj, njihet si zonë që ka patur shfaqje të kësaj sëmundjeje, madje ndodhen 35 vatra antraksi, për të cilat sipas këtyre specialistëve, gjithnjë është ushtruar kujdes, duke bërë vaksinimet e përvitshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›